Danimarka ka porositur vaksina kundër COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh.
Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19.
Sipas Anadolu Agency, Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.
Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz. Nëse përdoret ky opsion, vendi do të ketë blerë vaksina të mjaftueshme për 27,8 milionë njerëz.