Numri i të infektuarve me Covid-19 në botën e futbollit është i madh, teksa një rast i veçantë është regjistruar në Brazil. Valvidia, sulmuesi i Avai, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit brazilian, ka zbritur në fushë i infektuar ndeshjen e sotme.
Avai luajti në transfertë kundër CSA, përballje që përfundoi në barazim 1-1. 26-vjeçari kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por një gabim në protokoll ndikoi që lojtari të zbriste në fushë pozitiv.
Në pushim, Valvidia zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi në testin e kryer pak minuta përpara ndeshjes. Trajneri i Avai e ndërroi menjëherë me mbrojtësin Renato, i cili realizoi golin e barazimit për skuadrën mike. /abcnews.al