Babai i legjendës turke të futbollit, Hakan Shukur me prejardhje shqiptare, është d ë n u a r me 3 vite e 6 muaj b u r g.
Vendimi u dha nga gj y k a t a e Sakaryas, disa vite pasi i biri i tij, u largua nga partia e Presidentit Erdogan ku ishte deputet duke u larguar për në SHBA pas fillimit të p ë r n d j e k j e s së ndjekësve të mendimtarit turk Fethullar Gylen.
Shukur me prejardhje është nga Prishtina, ishte një ndër figurat e rëndësishme që Erdogan i kishte kërkuar të kandidonte për partinë e tij. Pasi e refuzoi disa herë kërkesën e Erdoganit duke thënë se ishte futbollist dhe jo politikan, Sukur pranoi të kandidonte në Stamboll duke fituar vota maksimale.
Shukur u largua nga partia e Erdoganit pasi kundërshtoi p ë r n d j e k j e n e ndjekësve të Gylenit nga qeveria e Erdoganit. Pasi Shukur u largua për në SHBA, p o l i c i a turke a rr e s t o i babanë e tij me a k u z ë n e mbështetjes së gylenistëve duke i dhënë së fundmi një d ë n i m prej 3.5 vite b u r g.
A rr e s t i m i i tij u konsiderua gjerësisht si një h a k m a rr j e ndaj të birit Hakan Shukur. Një fat të ngjashëm kanë pasur edhe prindërit e yllit të NBA-së, Enes Kanter, i cili gjithashtu jeton në SHBA dhe kundërshton qeverinë e Erdoganit.