Shpëtuesit suedezë dhe qenë të trajnuar norvegjezë kanë filluar një kërkim të rrezikshëm në terren për 10 persona të zhdukur pasi një kodër u shemb në Norvegji.
Ndërkohë në fshatin ku ndodhi ngjarje rreth 25 km larg Osl po bien reshje të shumta dëbore.
Komandanti i policisë Roy Alkvist tha se një ose dy shtëpi në humnerë dukeshin të sigurta për shpëtuesit që të hynin.
Helikopterët kanë kërkuar në skenën e rrëshqitjes së tokës të mërkurën. Një qen i zhdukur u shpëtua të enjten.
Në operacionin e së premtes, shpëtuesit suedezë dhe kolegët e tyre norvegjezë po përgatisin një automjet të ushtrisë të quajtur “paver”, i cili ka një urë gjigande çeliku mbi të cilën mund të lëvizin shpëtuesit.
Sidoqoftë, kushtet nuk janë të mira që makineria prej 50 tonësh të vendoset.
https://youtu.be/7lh8z0GnPGk