Ish-ministri i Transporteve, Ilir Mataj ka humbur jetën si pasojë e a rr e s t i t k a r d i a k.
Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari Mitro Çela përmes një postimi në ‘Facebook’.
Po ashtu ai po l u f t o n t e që prej 22 dhjetorit me COVID-19.
Ai ishte babai i tre vajzave dhe njihej si një person intelektual dhe një prind i shkëlqyer.
Mataj ishte presidenti i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugor “Analtir” për më shumë se 20 vite dhe kishte drejtuar për një periudhë të shkurtër ministrinë e Transportit.
Postimi i plotë:
ELEGJI PËR MIKUN: ILIR MATA
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.
Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.
Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët.
Por nuk gjej fjalët e duhura!
Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!
Por Iliri ishte i njeri i rrallë, por nuk ishte Mesi që të ringjallet!
Por mund të hapim sytë e të shohim gjithçka që të ka lënë: mirësinë, gëzimin, buzëqeshje dashurinë e madhe për familjen, miqtë.
E dashura Vali!
Ti si grua, mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota…
Por mund të bësh atë që Iliri do të donte: Të hapësh sytë, ta kujtosh për ditët e lumtura që kaluat së bashku, të fshish lotët, të ndjellësh kujtime të bukura nga jeta juaj. Të ngushëllosh vajzat.
Shën Agustini ngushëllon me fjalë perëndie: “Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.” Lamtumirë mik!