Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht.
Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.
King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.
Ai rrjedh nga një familje hebrejsh të Ukrainës dhe u rrit në New York.
Një ikonë e vërtetë e televizionit amerikan, ai shfaqej shpesh edhe në filma të ndryshëm, si pjesë e patjetërsueshme ilustruese e kulturës amerikane.