Një i ri grek përfundoi në koma pasi u hodh dje për të kapur kryqin në Amarynthos. I riu u përplas në njërin prej gurëve që gjendeshin nën ujë duke dëmtuar shtyllën kurrizore.
Mjekët janë duke ndjekur gjendjen e tij, por japin pak shpresë për të.
Mediat greke zbulojnë detaje nga familja e të riut fatkeq dhe duket se pas veprimit të tij fshihet një histori mjaft e trishtë.
Mësohet se ai kishte shkuar dje bashkë me babain në vendin ku do të hidhej kryqi me qëllim kapjen e tij dhe më pas lutjen për të shpëtuar një të afërm që vuante nga leuçemia.
Gjatë ditës së djeshme u publikuan pamjet e momentit kur 30-vjeçari hidhet nga një lartësi bashkë me disa të tjerë.
Në video shihet teksa nxirret nga uji nga të rinjtë e tjerë, pasi humb ndjenjat.