Një zjarr që sh p ë r th e u në katin përdhes të një qendre tregtare në qytetin e Strumicës në Maqedoninën e Veriut dhe u përhap brenda saj, u mor nën kontroll nga zjarrfikësit pas përpjekjeve disaorëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Para mesnatës, qytetarët raportuan te shërbimet kompetente në Strumicë se një flakë po ngrihej pranë qendrës tregtare “Global”, pas së cilës në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët u përpoqën për disa orë për të shuar zjarrin që po përhapej brenda ndërtesës.
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, i cili shkoi në vendin e ngjarjes, tha se zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale. Ai theksoi se “fat në këtë aksident është që nuk ka viktima njerëzore”.
Ai shtoi se në shuarjen e zjarrit në ndihmë kanë arritur edhe ekipe nga qytetet përreth.
Ende nuk ka detaje nga autoritetet rreth shkaqeve të mundshme që çuan deri te zjarri. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar, janë djegur së paku 10 shitore.