Ballina Argëtim Showbiz Shqiptarja Ava Max zgjidhet këngëtarja më e dëgjuar e vitit 2020 në...

Shqiptarja Ava Max zgjidhet këngëtarja më e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është një prej emrave që çdo ditë shënon arritje të reja. Ajo po dëgjohet në mbarë botën dhe këngët e saj janë kthyer në hite.

Së fundmi, përmes rrjeteve sociale Ava ka bërë të ditur se është zgjedhur si artistja më e dëgjuar në shtetin e Polonisë.

“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot e Polonisë në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërsa në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Ajo me anë të ripostimit ka bërë të ditur se është gëzuar tej mase këtyre arritjeve të rëndësishme./abcnews.al