Një stuhi e madhe bore ka goditur Japoninë Veriore duke shkaktuar aksidente dhe bllokime në rrugë. Pamjet vijnë nga një autostrade me 130 makina të përfshira në aksident, duke i marrë jetën një personi dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express të Miyagit ditën e sotme.
Rreth 200 njerëz janë prekur dhe ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vendin e ngjarjes për t’i larguar.
Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit me disa pjesë të vendit me dyfishin e reshjeve të pritshme. Ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar.
https://youtu.be/80wnXlHZZ04
Muajin e kaluar, reshjet e dendura të dëbrës lanë më shumë se 1.000 automjete të bllokuara në autostradën Kanetsu për dy ditë.
https://youtu.be/wPGP6VRwcFA