Një tërmet i fuqishëm g o d i t i rajonin në veriperëndim të Argjentinës, pranë kufirit me Kilin qendror të hënën vonë, duke t r o n d i t u r njerëzit në pjesë të të dy vendeve.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se lëkundja kishte një madhësi paraprake prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 27.6 kilometra (17 milje) në jugperëndim të qytetit Porcito dhe g o d i t i në një thellësi prej 14 kilometrash (gati nëntë milje).
Tërmeti u pasua me një p a s g o d i t j e 5.0 ballësh rreth një çerek ore më vonë, tha USGS.
https://youtu.be/gHy7Wx84Jc0
Media argjentinase tha se kishte raportime për dëmtime në disa ndërtesa në zonën e Pocitos dhe të paktën disa rrugë ishin mbyllur, por nik kishte indikacione për viktima. Energjia elektrike gjithashtu u ndërpre në disa zona.
https://youtu.be/LhCWZWBzApc
Lëkundjet e forta kishte edhe në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili është rreth 300 kilometra (186 milje) nga zona e g o d i t u r nga tërmeti. Zyrtarët kilianë thanë se nuk kishte raportime për dëme në atë vend./TetovaNews