Ballina Kronika VIDEO/Aksident tragjik në Ponoshec të Gjakovës, mjeti me targa të Shqipërisë humb...

VIDEO/Aksident tragjik në Ponoshec të Gjakovës, mjeti me targa të Shqipërisë humb kontrollin dhe P Ë R P L A S makinën në korsinë tjetër, dy viktima

Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar për mediet, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur aksident trafiku me f a t a l i t e t. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke  g o d i t u r  veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar  v d e k j e n  e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pesuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe  k r y e p r o k u r o r i. Vazhdon shikimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews