Ballina Aktualitet Lajme FALEN XHENAZET E 3 VIKTIMAVE /Dheu mbuloi edhe dhëndrin që erdhi nga...

FALEN XHENAZET E 3 VIKTIMAVE /Dheu mbuloi edhe dhëndrin që erdhi nga Berlini dhe u mori jetën! (FOTO)

Bisera Shemoviq (30), prindërit e saj Fehim (64) dhe Shefka (60), të cilët u  v r a n ë  nga ish-burri i Biserës, Enedin Turkoviq (44), u  v a rr o s ë n  sot në mesditë në  v a rr e z a t  e fshatit Rasno, një fshat që i përket Komunës së Sjenicës në rrafshnaltën e Peshterit. Në të njëjtën kohë, por në  v a rr e z a t  e fshatit Doliçe, u  v a rr o s  Enedin Turkoviq, i cili bëri  v e t ë v r a s j e  po në këtë fshat pas  m a s a k r ë s  që bëri në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij.

Bisera Shemoviq (30) dhe prindërit e saj Fehim (64) dhe Shefka (60)

Vëllai i Biserës, Bekimi gjithashtu pësoi lëndime të rënda trupore, pasi ish-dhëndri i tij e  q ë ll o i  atë disa herë në gjoks dhe në krah, dhe dy kushërinjtë e familjes Shemoviq u plagosën lehtë duke u  q ë ll u a r  në këmbë. Asnjëri prej tyre nuk është në  rr e z i k  për jetën.

Si kujtesë,  m a s a k r a  në fshatin Rasno ndodhi të shtunën rreth orës 11 të mëngjesit. Enedin erdhi në shtëpinë e ish-gruas së tij me makinë dhe filloi të  sh t i n t e. Në dhomën e ndenjes, me të  sh t ë n a  nga një  a r m ë  për të cilën ai kishte licencë,  v r a u  Biserën, Fehimin dhe Shefkën, plagosi ish-kunatin e tij Bekimin, kushërirën e tyre Zineta A., e cila është  q ë ll u a r  në këmbë dhe djalin e saj Nevzat A, ndërsa gjatë gjithë kohës në dhomën tjetër ishin fëmijët e tij dhe Biserës, të cilët dëgjuan britma dhe  k r i s m a, si dhe gruaja e Bekimit, e cila, sipas dëshmitarëve okularë, u  a rr a t i s  në dhomën ku ishin fëmijët, kur Enedin e pa me  a r m ë  në derën e shtëpisë.

Enedin Turkoviq (44),

Sipas të pranishmëve, Enedin qëndroi te dera e dhomës para se të  q ë ll o n t e  dhe tha: “Shemoviqë, ju erdhi fundi” dhe më pas plagosi kunatin e tij, pastaj  v r a u  ish-vjehrrin, gruan e tij dhe në fund vjehrrën

Bisera dhe Enedini jetuan dhe punuan në Berlin për vite me radhë dhe  d i v o r c i   u bë vitin e kaluar. Gj y k a t a  i dha Biserës kujdestarinë e fëmijëve dhe kjo mund të jetë gjithashtu një nga arsyet pse Enedin nuk mundi ta përballonte  n d a r j e n.

Sipas banorëve të këtij fshati, Bisera erdhi në vendlindjen e saj Rasno, me pushime te prindërit e saj, një muaj më parë, ndërsa Enedin arriti në fshatin e tij Doliçe pak para Biserës .Ditën e  m a s a k r ë s, Bisera dhe dy fëmijët do të ktheheshin në Gjermani. dhe një ditë më vonë edhe Enedin duhej ta bënte të njëjtën gjë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews