SPB -Tetovë ka ngritur kallëzim p e n a l kundër personit me inicialet Xh.C, 33 vjeç, nga fshati Tenovë i Tetovës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër p e n a l e – mosrespektim i dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa Xh.C. bënte transportim të udhëtarëve me mikrobusin e tij, gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e policisë së Tetovës, u konstatua se i a k u z u a r i kishte kapacitet vetëm për 9 pasagjerë, ndërsa në automjet u gjetën 12.