Ballina Aktualitet Vetëvendosje ankohet në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë

Vetëvendosje ankohet në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmjen e kësaj të shtune ka njoftuar se brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LVV, në të cilën ka bashkangjitur po ashtu edhe ankesën në fjalë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, shkruan Vetëvendosje./abcnews.al