Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus siguron pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, dhe pasi i ka v r a r ë largohet qetësisht. Ngjarja e r ë n d ë ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.
Sqarojmë se orari i k a m e r a v e të s i g u r i s ë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi n gj a r j a.
Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej k a m e r a v e rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.
Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.
Përparim Ademi ka shkuar i a r m a t o s u r me k a ll a sh n i k o v, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij.
Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka sh k r e p u r a r m ë n. Dhe kjo vërtetohet nga shenja e p l u m b i t që ka mbetur në derën kryesore të banesës.
Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi q ë ll o i me b r e sh ë r i k a ll a sh n i k o v i dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të v d e k u r a në vend.
13 minuta më vonë, Përparim Ademi largohet nga e njëjta rrugë. Ai përshkon të njëjtin itinerar, por kësaj radhe pa biçikletë. Nëse do t’i rikthehemi sërish pamjeve të para, do të vëmë re se goma e parë e biçikletës ishte e shfryrë.
Pasi v r a u me gj a k f t o h t ë s i dy motrat, 59-vjeçari largohet qetësisht në këmbë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u a rr a t i s u r nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u a rr e s t u a nga p o l i c i a pranë shkollës “Vasil Shanto”. /tvklan.al