Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është nisur sot për një vizitë pune në Francë, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris.
Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka postuar një foto nga aeroplani rrugës për në Paris.
“Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”, shkruan Vuçiç.
Më herët, Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit njoftoi se Vuçiç do të merrte pjesë edhe në drekën e organizuar nga presidenti francez./abcnews.al