Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s.
Bukëpjekësit francezë thonë se kjo bukë tradicionale, që blihet aty ku gatuhet, ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze,
Megjithatë, në ditët e sotme, ajo po shtyhet gjithnjë e më shumë nga raftet e dyqaneve, madje edhe në Francë, nga bukët e ngrira të bëra në linjat gjigante të montimit.
“Nuk ka as edhe një sekret për të bërë një baguette të mirë tradicionale”, tha Mickael Reydellet, pronar i tetë furrave buke.
“Ajo kërkon kohë, pak zanat, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë pa përbërës të shtuar”, shton ai.
Konfederata e Bukëpjekësve Francezë ka paraqitur një kërkesë për ta shtuar atë në renditjen e thesareve jomateriale të Kombeve të Bashkuara.
Baguette e gjen veten përballë dy rivalëve për ofertën franceze: Kulmet e çative të mbuluara me zink të Parisit dhe Festivalit të Verës Biou d’Arbois të rajonit Jura.
Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot do t’ia bëjë rekomandimin e saj presidentit në mars.