Ballina Argëtim Showbiz Beqare për shkak të karrierës? Këngëtarja e njohur: Nuk dua njohje online,...

Beqare për shkak të karrierës? Këngëtarja e njohur: Nuk dua njohje online, e dua ndryshe!

Duket se të jesh single është kthyer në mode, pasi në vendin tonë gjithmonë e më shumë ka shifra të larta që tregojnë këtë gjë. Të njëjtën gjë pohoi edhe sociologia Enxhi Cara në ‘Abc e Pasdites’. Ajo theksoi se viti 2020 ishte viti më i keq sa i përket lindshmërisë, duke treguar që njerëzit kanë zgjedhur të rrinë single dhe të mos martohen.

E pranishme ditën e sotme ishte edhe këngëtarja e njohur Blerina Matraku e cila ende nuk e ka gjetur dashurinë e saj. “Dashuria jote më e madhe muzika, të ka lënë beqare?”, e pyet Ermali këngëtaren.

“Është e vërtetë që karriera është pengesë, por unë të paktën personalisht gjithmonë e kam dashur familjen, por në momentin që nuk e ka gjetur personin e duhur atëherë fokusohesh karrierë”.

“A i trembin statuset tuaja artistike meshkujt në Tiranë? E ke ndjerë këtë në lidhjet e tua të mëparshme?”, pyet më tej Ermali.

“Po e kam ndjerë. Unë e kam punë, por ndodh që të mendojnë se unë kam qejf të dalë. E kam pasur një problem te tillë, duke u bërë në një farë mënyre shkak ndarje”.

Ndërkohë në trend janë edhe njohjet përmes rrjeteve apo aplikacioneve të ndryshme sociale. Blerina tha se ka dëgjuar për këto aplikacione por nuk ka dëshirë që ta njohë partnerin aty pasi ka dëshirë ta shohë, të ketë një kontakt të drejtëpërdrejtë.

Sociologia Enxhi Cara tha se historitë e dashurisë kanë marrë një tjetër dimension dhe ka shumë njerëz që janë lidhur duke u njohur permes rrjeteve sociale./abcnews.al