Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.
“T’kom thirr/ Sa zoni m’u ngjir
T’kom prit/ Sa shpirti m’u mpi
Se bota ime s’bën për ty/ Bota ime e madhe për ty
Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik.