Ballina Bota Shifra alarmante, 1151 raste të reja me Covid-19 dhe 27 viktima në...

Shifra alarmante, 1151 raste të reja me Covid-19 dhe 27 viktima në Greqi

Sot në Greqi janë shënuar 1151 raste të reja me Covid-19. Shifra është më e vogël se dje, që u regjistruan 1261, por mbetet shumë e lartë. Gjithashtu sot janë shënuar 27 viktima, ndërkohë që 246 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit janë shënuar 1151 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19). Numri i përgjithshëm i rasteve është 159866, nga të cilat 52.0% janë burra.

246 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 177 (72.0%) e të intubuarve janë burra. 86.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër.

Sot janë shënuar 27 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5878 në total nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 3457 (58.8%) burra” mbyllet raporti i ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë./ db/Abcnews.al