Sonda hapësinore kineze ”Tianwen-1” dërgoi fotografinë e parë nga Planeti i Kuq, tha agjencia hapësinore kombëtare kineze (CNSA).
Sonda, e lëshuar në fund të korrikut nga Kina, pritet në afërsi të Marsit rreth 10 shkurtit.
Fotografia e parë e marrë në Tokë nga Planeti i Kuq duket se tregon një shtjellë të gaztë dhe të ashtuquajturat kratereve.
”Fotografia bardhë e zi është bërë rreth 2,2 milionë kilometra nga Marsi”, sipas agjencisë hapësinore kineze.
”Tianwen-1” përbëhet nga tri elementë: një orbitë (e cila do të rrotullohet rreth yllit), një zbarkues dhe një robot me telekomandë me rrota (përgjegjës për analizimin e tokës).
Roboti me rrota pa pilot, i përfshirë në sondë, pritet të vendoset në Mars në maj.
Me peshë mbi 200 kilogramë, ai është i pajisur me katër panele diellore dhe supozohet të jetë funksional për tre muaj.
Misioni është quajtur “Tianwen-1” në kujtim të një poezie antike kineze që trajton astronominë.