Stuhia tropikale Ana ka përfshirë Fixhin duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin Labasa.
Rrugët dhe sheshet e qytetit janë shndërruar në liqen dhe janë përmbytur shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera.
Era e fuqishme ka shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, madje raportohet edhe për v i k t i m a.
Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani. Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishuj të vegjël .106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.
Fixhi është Republikë parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.
Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turistë.Turizmi dhe Industria e sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezervë me 14 kate.
Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë fixhianë, 44% indianë, dhe 5% e përbëjnë evropianët, popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe kinezët.
Religjionet dominuese janë 52% të krishterë, 38% hindu, 8% myslimanë dhe 2% të tjerë. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : anlishtja (gjuhë zyrtare), gjuha e fixhianëve, dhe hindishtja e Fixhit.
https://youtu.be/qLoxV_K7-fc