Ballina Aktualitet Hoxha nga Prishtina kundër emisionit Përputhen: Është degjenerim për rininë shqiptare, janë...

Hoxha nga Prishtina kundër emisionit Përputhen: Është degjenerim për rininë shqiptare, janë çmenduri të llojit të vetë (Video)

Emisioniet televizive në vend të cilat kanë pasur në qendër të tyre argëtimin, janë kritikuar kohët e fundit për falistetet që ato krijojnë, por edhe për moralin. I fundit ndër këta është edhe Hoxha nga Prishtina.

Në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë, imami Husamedin Abazi kishte të bëjë me mbajti një fjalim për moralin. Në këtë fjalim që i drejtohej të gjithë shqiptarëve, hoxha tha se morali sot ka rënë në Kosovë e Shqipëri dhe fajtorë për këtë gjë janë mediat.

Ai këtu ka përmendur edhe emisionin Përputhen duke kritikuar për konceptin dhe përmbajtjen.

“Duan të çmendin popullin me ato që po nxjerrin në televizion. Tërë ditën filma dhe jam i bindur që kjo është e planifikuar me e çmend këtë popull. Çfarë janë ato, Përputhen ç’përputhen, ato janë shkatërrim për këtë rini”, shtoi ndër tjera ai.

Fjala e plotë e Imamit nga Kosova, Husamedin Abazi

“Vërtet janë të programuar për të çmendur popullin. Unë jam i bindur se këta duan që ta çmendin këtë popull. Të çmendin  rininë e këtij populli. Unë nuk e di se kujt i shërbejnë këto televizione. Për kë janë duke u transmetuar gjithë ky degjenerim. I gjithë shkatërrimi i vlerave tona. Ata po jepen 24 orë dhe askush nuk e ngre zërin. Ku janë këta përgjegjës, këta njerëz, këta baballarë të kombit. Ku janë ato femra, ato organizata të cilat merren me feminizmin, me mbrojtjen e të djretave të grave, të cilat e shikojnë se ato vetëm po keqpërdoren. Po keqpërdoren madje në mënyrat më të ulëta. Askush prej tyre nuk e ngre zërin. Kjo nuk ka të bëjë me të drejtat, por me shkatërrimin dhe degjenrimin e femrës. Por edhe të djemve dhe të gjithë shoqërisë”, u shpreh ai.

https://youtu.be/IsUA5zjYYIM

@tn.lajmelokale
@tetovanews