Ballina Aktualitet Virusi u mori organistin, muzikantët në lot: Do të na mungosh Qazoo

Virusi u mori organistin, muzikantët në lot: Do të na mungosh Qazoo

Koronavirusi i mori jetën muzikantit Qazim Berisha. Vetëm 35-vjeç, ai u infektua në një nga lokalet ku punonte dhe përfundoi në spital ku nuk mundi që të mbijetonte duke humbur luftën me sëmundjen.

Miqtë të trishtuar për largimin e parakohshëm nga jeta të Qazimit, i shprehin ngushëllimet familjes së të ndjerit. Grupi “Muzikë Dardha” në një postim në Facebook të prekur, shkruajnë se 35-vjeçari ishte pjesë e tyre për 2 vite si organist.

“Shpirti në Dirten e Qiellit Qazim! Sot morem lajm të hidhur se Organisti ynë që bashkpunoj me ne për rreth 2 vite Qazim Tirona paska ndrruar jetë, në emer të stafit ne i shprehum ngushllime familjes, shokëve e dashamirve! Do të na mungosh Qazoo” mbyllet postimi.

Qazim Berisha ndërroi jetë në spitalin COVID-2 në Tiranë./ db/Abcnews.al