Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë kryer 3,728 teste dhe janë regjistruar 1056 raste të reja me koronavirus. Janë raportuar gjithsej 25 jetë të humbura, të moshës 29-87 vjeç dhe 727 pacientë janë shëruar.
Nga 1056 rastet e reja në Shkup janë 590, Manastir – 57, Prilep – 42, Veles – 36, Kavadar – 35, Kumanovë – 34, Ohër – 30, Tetovë – 28, Strumicë – 21, Gostivar – 19, Negotinë – 18, nga 16 në Strugë dhe Kërçovë, nga 13 në Shtip, Koçani, Gjevgjeli dhe Berovë, Delçevë – 9, Shën Nikollë – 8, nga 7 në Radovish dhe Probishtipi, Kratovë – 6, nga 5 në Kriva Pallankë dhe Resnjë, nga 4 në Vallandovë dhe Demir Kapi, nga 2 në Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenicë, Pehçevë – 1.
Sot janë raportuar gjithsej 25 viktima, të moshës 29-87 vjeç, si vijon: 7 pacientë nga Shkupi, nga 4 viktima në Prilep dhe Manastiri , 3 viktima në Kavadar, dhe nga një jetë e humbur është raportuar nga Kumanova, Tetova, Velesi, Gostivari, Koçani, Struga dhe Ohri.
Maqedonia e Veriut dje ka regjistruar 30 viktima me COVID-19, që paraqet bilancin më të rëndë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë të moshës mes 50 dhe 84 vjec. Tetë të v d e k u r janë regjistruar në Shkup, gjashtë në Prilep, nga tre në Manastir dhe Ohër, nga dy në Koçani dhe Demir Kapia si dhe nga një i v d e k u r në Tetovë, Kumanovë, Strugë, Veles, Negotinë dhe Radovish.