Ballina Shëndeti Këshilla 3 mënyra si të reduktoni celulitin në kushte shtëpie

3 mënyra si të reduktoni celulitin në kushte shtëpie

Ndonjëherë jeta duket shumë e padrejtë. Pse disa njerëz kanë trup perfekt ndërsa ju jo? Por mos u shqetësoni, sepse me pak përpjekje edhe ju mund të arrini trupin perfekt. Për shembull, nëse keni celulit, ju mund ta reduktoni atë nga shtëpia. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 3 mënyra efektive.

Kripa e detit

Kripa është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të përmirësuar zonat tuaja të prirura për celulit. Shtimi i kripës së detit në banjën tuaj, jo vetëm që do ju ndihmojë të relaksoheni pas një dite të lodhshme, por gjithashtu do të reduktojë celulitin. Vetëm 30 minuta duke shijuar një banjë, do të arrini rezultatin perfekt.

Scrub-et

E mira e të gjithë scrub-eve natyrore qëndron në aftësinë e tyre për të shtresuar lëkurën, duke e bërë të duket më e bukur dhe e butë. Scurbet eksfoliate mund të funksionojnë edhe në uljen e celulitit. Sa më shpesh ta bëni këtë me lëkurën tuaj, aq më i mirë do të jetë rezultati.

Stërvitja

Sigurisht që nuk mund të harrojmë mënyrën më të mirë për të hequr qafe celulitin. E kemi fjalën për stërvitjen. Ju pëlqen apo jo, është mënyra më e mirë për të pasur një trup të bukur dhe për të reduktuar celulitin./e.b-abcnews.al