Sikur mënyra sesi mediat sociale dominojnë të gjitha aspektet e jetës sonë të mos ishte e mjaftueshme, një hulumtim i ri ka treguar që njerëzit kërkojnë “pëlqime” në mediat sociale në një mënyrë të ngjashme me atw që minjtë e uritur kërkojnë ushqim.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka analizuar më shumë se një milion postime në rrjetet sociale me më shumë se 4,000 përdorues. Ata gjetën një lidhje të drejtpërdrejtë midis asaj se sa shpesh njerëzit postojnë dhe sa shpesh marrin pëlqime.
Eshtë e thjeshtë: njerëzit postojnë më shumë në mediat sociale kur kanë një normë të lartë pëlqimi, dhe më rrallë kur marrin më pak pëlqime.
Në punimin e tyre të botuar në revistën Nature Communications, studiuesit zbuluan se sjellja jonë në mediat sociale të kujton sjelljet e bazuara në ushqim që kemi parë te minjtë.
Më saktësisht, platformat e mediave sociale janë si një “Kuti Skinner” dixhitale – një mjet i përdorur nga shkencëtarët për të vendosur një mi (ose një kafshë tjetër të vogël) në një kuti dhe më pas t’u ofrojnë ushqim kur minjtë ndërmarrin veprime të caktuara.
Pra, ne jemi kryesisht vetëm “një tufë minjsh të uritur në një kuti”.
“Këto rezultate përcaktojnë që angazhimi në mediat sociale ndjek parimet themelore të të mësuarit me çmime të llojeve të ndryshme”, tha David Amodio, një profesor në Universitetin e New York-ut dhe bashkëautor i studimit.
Nëse asgjë tjetër, kjo është një kujtesë e mirë e efekteve të dëmshme që mund të kenë mediat sociale në shëndetin tonë emocional dhe mendor – dhe si ndoshta të gjithë duhet të harrojmë herë pas here “kutitë” tona dixhitale.