Covid i merr jetën stomatologut të njohur në qytetin e Librazhdit. “BalkanWeb” mëson se pas 10 ditësh shtrimi në një prej spitaleve Covid në kryeqytet, ka ndërruar jetë 62-vjeçari Ndriçim Halili.
62-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të fitojë dot betejën me COVID-19. Stomatologu Halili sipas burimeve jo zyrtare ka pësuar mesditën e sotme infarkt.
Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij pak ditë më parë është prekur nga Covid.