Nënë e bir nga Rahoveci i Kosovës kanë ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e i n f e k t i m i t me virusin Covid-19. Nëna 85-vjeçare dhe djali 50-vjeçar nga Ratkoci i Rahovecit nuk arritën që ta mposhtin koronavirusin.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai tha se të dy kanë v d e k u r brenda një dite dhe se ishin të prekur me koronavirus.
“Po sot dy qytetarë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit që ishin të prekur me koronavirus kanë v d e k u r. Bëhet fjalë për nënën dhe një djal të h e n d i k e p u a r. Isha në v a rr i m i n e tyre dhe është një humbje e madhe për komunën”, ka thënë Latifi.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë kanë v d e k u r nga virusi Covid-19 10 persona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të v d e k j e s me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin 24-orësh të IKShPK-së.
Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 705 raste pozitive me koronavirus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive”, thuhet më tutje në njoftim.