Një prej golave më të papritur të vitit 2021 është realizuar në Meksikë. Protagonist është Salvador Reyes, i cili shënoi nga distanca e 80 metrave.
Ky gol vulosi fitoren 3-1 të Pueblas përballë Pachuca. Në minutën e fundit të kohës shtesë, miqtë tentuan gjithçka për të barazuar rezultatin gjatë një goditjeje këndi. Por, me mbrojtjen që largoi topin dhe duke përfituar nga dalja e portierit, Reyes synoi goditjen nga distanca e largët.
Edhe pse pa shumë forcë, topi shkoi në drejtimin e duhur, duke u ndalur vetëm nga rrjeta, ndërsa për futbollistin meksikan mbetet kujtimi i një prej golave më të veçantë në historinë e futbollit.