Ballina Shëndeti Epidemia e diabetit është rreth nesh, a mund të na shpëtojë teknologjia?

Epidemia e diabetit është rreth nesh, a mund të na shpëtojë teknologjia?

Nga Pascale Davies, euronews

Pandemia e koronavirusit ka qenë në krye të agjendës shëndetësore për më shumë se një vit, por një tjetër epidemi po endet rreth nesh për disa dekada dhe është pa dyshim një shqetësim edhe më i madh: diabeti.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 422 milion (1 në 11 të rritur) preken në të gjithë botën nga diabeti.  Diabeti prek tre herë më shumë njerëz, krahasuar me infeksionet e koronavirusit, Kjo shifër pritet të rritet në 700 milion në të gjithë botën deri në vitin 2045.

Diabeti është “tashmë është një epidemi dhe numri i personave është katërfishuar në 30 vitet e fundit”, tha për Euronews Gojka Roglic, zyrtarja mjekësore për menaxhimin e diabetit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sëmundja kronike ka hyrë në 10 shkaqet kryesore të vdekjes sipas OBSH-së, pas një rritje të konsiderueshme prej 70% që nga viti 2000.

Kjo sëmundje jo-ngjitëse jo vetëm që rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, por gjithashtu mund të shkaktojë goditje në tru, verbëri, sulme në zemër, probleme të veshkave dhe amputim.

Një sëmundje komplekse

Është e ditur se dieta dhe mënyra e jetesës mund të luajnë një rol të madh në diabetin Tipi 2 por sëmundja është shumë më komplekse se kaq.

Për fillestarët, ekzistojnë 14 lloje të diabetit, i cili ndodh kur dëmtohet aftësia e trupit për të prodhuar ose për t’iu përgjigjur hormonit të insulinës. Tipi 1 dhe tipi 2 janë më të zakonshmit dhe ekziston edhe diabeti gestacional, i cili mund të zhvillohet shkurtimisht gjatë shtatzënisë.

Diabeti ndodh kur dëmtohet aftësia e trupit për të prodhuar ose për t’iu përgjigjur hormonit të insulinës.

Tipi 1 është një gjendje auto-imune kur trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe shpesh prek fëmijët. Arsyet pse zhvillohet nuk janë kuptuar plotësisht.

Tipi 2 ndodh kur trupi mund të prodhojë insulinë por nuk mund ta përdorë atë siç duhet. Zhvillohet me moshën dhe mund të shkaktohet nga gjenetika dhe stili i jetësës. Ky lloj është përgjegjës për 90% të rasteve të diabetit por ka zgjidhje për ta kontrolluar atë.

Faktorët kryesorë të rrezikut për tipin 2 janë plakja, mbipesha dhe pasiviteti fizik, tha Roglic, por ajo theksoi se “këta faktorë rreziku nuk janë të lehtë për t’u trajtuar ose për t’u kontrolluar … sepse pavarësisht se janë shumë të thjeshtë për tu kuptuar,  nuk janë të lehtë për t’u zbatuar”.

Më 14 Prill, në të njëjtën ditë kur insulina u zbulua 100 vite më parë, OBSH kërkonte të hapte një agjendë diabeti të quajtur Global Diabetes Compact, e cila do të mbështesë vendet në zbatimin e programeve, të përqendrohet në uljen e mbipeshës dhe synon të përmirësojë aksesin në ilaçe dhe teknologji, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Rritja e ndërgjegjësimit është thelbësore pasi shumë njerëz nuk e dinë që kanë diabet, raporton abcnews.al

“Ne kemi një ajsberg të diabetit që noton në Europë, aq sa shumica  nuk e dinë që e kanë “, tha profesori Chantal Mathieu, kryetari i Forumit Europian të Diabetit për Euronews.

Në Europë, 60 milion të rritur kanë diabet (1 në 10 europianë), i cili pritet të rritet në 69 milion deri në 2045.

Profesor Mathieu tha se duke qenë se diabeti nuk shfaq asnjë simptomë në fillim, shumë njerëz kërkojnë trajtim vetëm kur ata tashmë kanë shkatërruar veshkat dhe kanë nevojë për dializë.

“Ne kemi nevojë për të kaluar nga një qasje reaktive, ku ju reagoni kur të gjitha dëmet janë bërë, në një qasje proaktive,” tha ajo.

Për ta bërë këtë, nevojiten mbledhje dhe informacion i detajuar i të dhënave, qasje më e mirë në kujdesin shëndetësor, këshillim i politikëbërësve dhe teknologji të reja.

Zgjidhje inovative të teknologjisë

Diabeti është invaziv në jetën tuaj të përditshme. Kërkon që ju të mjekoni veten me pilula ose insulinë dhe duhet të monitoroni nivelet e glukozës dhe presionit të gjakut.

Tradicionalisht, kjo përfshin faktin që duhet të shponi gishtin tuaj çdo ditë, e cila kërkon kohë dhe mund të jetë e dhimbshme. Por teknologjia është rritur vitet e fundit dhe sensorët inteligjentë të glukozës e kanë bërë më të lehtë kujdesin për diabetin.

Lideri aktual në treg është FreeStyle Libre nga kompania mjekësore amerikane Abbott. Përdoret nga tre milion njerëz në mbi 50 qarqe. Sensori i vogël rrethor ngjitet në pjesën e pasme të krahut, i cili skanohet më pas me smartphone-in tuaj për të kuptuar nivelin e glukozës.

FreeStyle Libre është “një hap i madh në monitorimin e glukozës i cili  përshtatet me stilin e jetës së përditshme të një personi”, tha Ansgar Resch.

“Krahasuar me monitorimin tradicional të glukozës në gjak, ky është një hap i madh në mënyrë që monitorimi i glukozës të përshtatet me stilin e jetës së përditshme të një personi”, tha Ansgar Resch, nënpresident i divizionit të kujdesit për diabetin Abbott për operacione tregtare në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Pakistan.

Një nga arsyet për faktin që është shumë i njohur nuk është thjesht për lehtësinë e përdorimit por gjithashtu sepse u lejon njerëzve të kontrollojnë më mirë shëndetin e tyre, raporton abcnews.al

“Sapo njerëzit të marrin informacionet, për shembull nivelet e glukozës së tyre të rriten ose ulen pas marrjes së ushqimit të caktuar, ata bëjnë ndryshimet e duhura,”  tha ai për Euronews.

Kjo është bërë më e rëndësishme për pacientët me diabet që nga pandemia e koronavirusit, sepse diabetikët janë përgjithësisht më të rrezikuar ndaj Covid-19.

Pavarësisht se FreeStyle Libre është më e lirë se produktet e tjera të ngjashme, duke filluar nga rreth 111 euro, dhe duke u rimbursuar plotësisht ose pjesërisht nga disa sisteme të kujdesit shëndetësor, jo të gjithë mund ta përballojnë atë dhe madje edhe pajisjet tradicionale të shpimit të gishtave mund të jenë shumë të shtrenjta për disa.

Ka shumë çështje të tjera në aksesin në teknologji dhe ilaçe dhe që nuk janë vetëm për shkak të kostos, raporton abcnews.al

Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë mënyra e vlerësimit të përfitimeve të teknologjive të reja për të përcaktuar rimbursimin. Diskutimet midis prodhuesve, paguesve dhe sistemit shëndetësor gjithashtu duhet të zhvillohen në një nivel europian për të siguruar që qytetarët të kenë qasje të plotë në ilaçe dhe teknologji.

“Unë mendoj se një nga pengesat është se inovacioni konsiderohet ende një kosto sesa një mundësi,” tha ajo për Euronews.

Nevojiten gjithashtu mekanizma më transparentë, tha ajo, sepse mund të duhet kohë që ilaçet dhe teknologjitë e reja të jenë të disponueshme në treg. Ekzistojnë gjithashtu pabarazi të mëdha se kur i njëjti ilaç / teknologji e re bëhet e disponueshme në të gjitha vendet europiane.

Kjo pjesërisht sepse pasi ilaçet / teknologjitë e reja janë aprovuar për përdorim në nivelin europian, mund të duhet edhe më shumë kohë për të kaluar miratimin e mëtejshëm në një nivel kombëtar për të marrë rimbursimin.

Por nëse për këto çështje gjendet një zgjidhje, jetesa për personat që vuajnë nga diabeti mund të bëhet shumë më e thjeshtë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al