Ballina Aktualitet IBRAHIMI: TALAT XHAFERI, PARTIZAN I AGJENDËS MAQEDONASE KUNDËR REGJISTRIMIT

IBRAHIMI: TALAT XHAFERI, PARTIZAN I AGJENDËS MAQEDONASE KUNDËR REGJISTRIMIT

Shkruan: Zeqirja Ibrahimi

Nga partizan i refuzimit të vendimit të takimit Zaev-Mickovski – së paku ashtu vetë u deklarua Talat Xhaferi të hënën, sot – duke ia ndaluar opozitës shqiptare mekanizmin e amendamenteve – shndërrohet në partizan të agjendës maqedonase për pengimin e regjistrimit të popullsisë.

Pas kësaj shtrohet pyetja: pasi e dimë se pse e pengojnë regjistrimin Zaevi e Mickovski, a thua pse e bën këtë Ali Ahmeti e Talat Xhaferi?
Më duket se përsëri do të vijmë te rrëfimi i bishtit të zënë me derë.

p.s. Para temës së konstruktivitetit të opozitës shqiptare, temë edhe më serioze duhet të jetë klasa e politikanëve të inkriminuar e të kapur.