Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta në moshë të re njëra nga mësueset më të...

Ndahet nga jeta në moshë të re njëra nga mësueset më të dalluara në Gostivar

Telegram Ngushëllimi

E respektuara familja Çelebiu, me trishtim të madh e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zejnepe Bardhi Çelebiu.

Pavarisht se  v d e k j e t  janë pjesë e pandashme e jetës, njeriu nuk u mësua dot kurrë me to…e sidomos në rastet kur humbjet janë të parakohshme dhe të mëdha si është rasti i znj. Zejnep.
Në këto orë të rënda dhe tepër të vështira për familjen Çelebiu, kujtimi për të si një nga mësimdhënëset më të mira, si një nga aktivistet më të zëshme për të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, si një nga anëtaret më të respektuara të Asamblesë së Gruas të partisë Aleanca për Shqiptarët, le të jenë krenari dhe mallëngjim për një grua e cila fatkeqsisht jetoi pak por bëri shumë!

Zoti është ngushëlluesi më i mirë i gjithçkaje dhe për gjithçka,ndaj dhe lutjet tona i drejtohen Atij që t’ju ndihmojë në këtë dhimbje të jashtëzakonshme!

U kujtoftë gjithnjë për mirë Zejnepi juaj, e cila do t’i mungojë qytetit tonë!

Me shumë pikëllim,
Arben Taravari

@tn.lajmelokale
@tetovanews