Nga Lulëzim Etemaj
Sot e ka 6-vjetorin e shuarjes së hershme fizike Xhevat Ahmeti.
Ai dhe i vëllai i tij, Nexhati, poashtu ish i b u r g o s u r politik, ishin dy nga të rinjtë shumë entuziastë tetovarë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.
Xhevati, së bashku me Nexhatin, Skender Huseinin, Adnan Abdullahin (Voka), vëllezërit e tij Malin dhe Tilin, Valdetja, Nafija, Nuredini, Afrimi, Hirijetja, Besimja, Resmija, Dashmirja, Afërdita Ceka, Mensuri, Baca Mehmet (Mehmetriza Murtezani-Gega), profesorët Ramadan Sinani e Fadil Sylejmani, janë ata që të parët e mbështeten pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990. Duke na përkrahur fuqishëm në shtrirjen e pajtimit edhe në këto troje, ata u bënë bërthama e parë e nismëtarëve të pajtimit të gjaqeve në Tetovë dhe Gostivar.
Gjatë kohës së l u f t ë s, Xhevati ishte mbështetje e fuqishme logjistike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Si shumë shokë të tjerë, do ta ruaj përjetësisht të freskët kujtimin për shokun e përkushtuar Xhevat Ahmeti.
Të gjithëve do të na mungojnë shumë dashuria, sinqeriteti dhe buzëqeshja e tij.