Ballina Shëndeti Këshilla 4 arsye pse nuk duhet të flini me gojë hapur

4 arsye pse nuk duhet të flini me gojë hapur

Gjumi ka një ndikim të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm. Jo vetëm që duhet të flini 7-8 orë por gjithashtu është i nevojshëm dhe qëndrimi i duhur gjatë gjumit. Pozicioni i gabuar i trupit mund të shkaktojë dhimbje dhe lodhje të trupit. Përveç kësaj, shumë njerëz flenë me gojë hapur po kjo jo vetëm që shkakton gërhitjen, ka dhe një sërë pasojash të tjera.

Dëmton dhëmbët

Kur flini me gojë hapur mund t’ju dëmtohen dhëmbët pasi rrjedha e ajrit than pështymën. Më pak pështymë parandalon grumbullimin e pllakave që rrit numrin e baktereve të padëshiruara në gojë. Kjo do të shkaktojë prishjen e dhëmbëve.

Shkakton frymëmarrje të keqe

Kjo gjendje shkaktohet për shkak të pështymës. Kalimi i ajrit nga goja zvogëlon aftësinë e gojës për t’u pastruar vetë.

Shkakton lodhje dhe rraskapitje

Nëse flini me gojë të hapur zvogëloni rrjedhën e oksigjenit në mushkëritë tuaja. Sa më pak oksigjen në mushkëri, aq më të lodhur dhe të rraskapitur do të ndiheni.

Buzë të thata dhe të çara

Kur flini me gojë të hapur, lëngu në gojën tuaj thahet dhe për pasojë zgjoheni me buzë të thata dhe të çara. /abcnews.al