Ballina Sport Barcelona do duhet të presë, Xavi rinovon me Al Sadd në Katar

Barcelona do duhet të presë, Xavi rinovon me Al Sadd në Katar

E ardhmja e Xavi, të paktën në një periudhë afatshkurtër, është akoma në Katar. Sipas asaj që raportohet nga katalanasja Sport, trajneri është i gatshëm të rinovojë me Al-Sadd ku ai filloi karrierën e tij si trajner.

Në ditët në vijim kontrata pritet të nënshkruhet deri në vitin 2023. Në këtë sezon Xavi mundi të bëjë një sezon shumë të mirë me skuadrën e tij dhe fitoi Kupën dhe titullin kampion, duke plotësuar dopietën.

Prej kohësh ai flitet për një rikthim te Barcelona, këtë herë si trajner, por duket se do duhet të presë për këtë aventurë, pasi edhe Ronald Koeman do largohet të paktën në fund të sezonit të ardhshëm. /abcnews.al