Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar d i v o r c i n, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.
“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift.
Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.” shkruhet në letër.
Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit.
Bill dhe Melinda Gates u takuan në Microsoft. Ajo ka qenë menaxhere e marketingut në kompaninë e programeve kompjuterike. Të dy u martuan në Hawaii në 1994 pasi Bill Gates kishte peshuar të mirat dhe të këqijat në një dërrasë të zezë.
Njoftimi vjen dy vjet pasi Jeff Bezos, CEO i Amazon , tha se ai dhe gruaja e tij, MacKenzie, ishin duke u divorcuar. Bill Gates dhe Jeff Bezos janë ndër njerëzit më të pasur në botë.