Ballina Aktualitet Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ministres Gërvalla (VIDEO)

Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ministres Gërvalla (VIDEO)

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi u shoqërua më herët me tensione dhe ofendime mes deputetëve të partive kundërshtare.

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkak për tensionet është bërë fjalimi i Ministres së Jashtme Donika Gërvalla që akuzoi deputetë të PDK-së se kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”, raportojnë mediat e Kosovës. Ndërsa deputeti Tahiri e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”. Tensionet në sallë kanë sjellë edhe ndërprerjen e seancës për rreth 20 minuta.

Në dalje të sallës janë mbledhur mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i LVV-së kanë pasur edhe përplasje fizike duke krijuar kështu rrëmujë dhe tension në dalje të sallës.

https://youtu.be/yHaaxYs91g4