Ballina Aktualitet Fshati Gërçec i Shkupit në rrjetin social

Fshati Gërçec i Shkupit në rrjetin social

Ndodhet në bregun e djathtë të lumit Treska në afërsi të Sarajit, Shishevës, Krushapekut, Nerezit dhe Gllumovës. Më parë fshati ndodhej në një kodër 2 km. larg vendbanimit të tanishëm. Në vendbanimin e vjetër nuk banon asnjëri. Afro 15 shtëpi janë shpërgulur për në Turqi gjatë viteve 1953 -60. Fshati i tanishëm ka fushë pjellore, të cilën e shfrytëzon për bujqësi. Kultivohen pemë dhe perime.

Dega e bujqësisë paraqet degën themelore me të cilën merren banorët e Gërçecit. Gjithashtu disa prej tyre merren edhe me tregti. Kanë themeluar ndërmarrje private, të cilat punojnë me mjaft sukses.Në bisedë me fshatarët nuk arrita të mësoj diçka për prejardhjen e emrit të këtij fshati. Sipas tyre, kur kanë ardhur të parët, kanë gjetur vetëm një grua të krishterë. Nuk dinë se kur kanë ardhur. Supozojnë se prejardhjen e kanë nga Reka e Epërme.

Për emrin e këtij fshati bën fjalë Petar Skoku, i cili shtron tezën se emri Gërçec ka të bëjë me monahët grekë, të cilët kanë mundur të ndodhen dikur në manastirin e Shën Pantelejmonit të Nerezit.

Mendoj se në rrënjën e këtij oikonimi qëndron emri vetjak Kiro > Kirço < Kirçec,greq. kirjo > zotëri<plus prapashtesasllave ec.Emri i këtij fshati të vjetër shqiptar na del në kodikët e A. Selishevit, që dëshmon përlashtësinë e tij.Emri i Gërçecit del edhe në dokumentet turke të shekullit XV i shkruar në trajtën Kirçec.

Fshati është i banuar me shqiptarë dhe me maqedonas. Ka shkollën fillore vetëm në gjuhën shqipe (I IX).Në vitin 1889 (sipas Verkoviçit) Gërçeci ka pasur 75 banorë, ndërsa emri del i shkruar në trajtën Garçeci. Në vitin 1900 (sipas Kënçovit) ka pasur 95 shqiptarë muhamedanë, kurse emri del i shkruar në trajtën Gërçeci.

Në vazhdim japim tabelën e regjistrimit të popullsisë 19482002.

Me ndarjen e re territoriale të Maqedonisë Gërçeci i takoi komunës së re të Sarajit, ndërsa më parëi takonte komunës së Karposhit të Shkupit. (nga libri MIKROTOPONIMIA E KARSHIAKËS SË SHKUPIT të autorit XHEMALUDIN IDRIZI)

Komuna e Sarajit përfshin këto  vendbanimet: Arnaqia, Bojani, Bukoviqi, Çajlana, Dvorca, Gërçeci, Gllumova, Kondova, Kopanica, Krushapeku, Lubini, Llaskarca, Matka, Paniçari, Radusha, Rahoviqi, Rashçja, Rudniku, Semenishti, Sullara e Epërme, Sullara e Poshtme, Shishova.

Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Gërçeci është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet e tjera sociale. Edhe bizneset në këtë fshat i kushtojnë rëndësi publicitetit dhe kanë faqet e tyre në facebook, kanalet e tyre në YouTube, por janë të pranishëm edhe në Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Materialet për Gërçecin publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Gercec Shkup është një faqe ku publikohen të gjitha materialet që bëjnë Check-in këtë fshat.

Tri faqe lidhen me jetën fetare në këtë fshat, por gjenden edhe informacione të tjera:

Xhamija e fshatit Gërçec

Xhamija e Gërçecit

Këshilli i Xhamis Gërçec

Nga rrejti social:

@tn.lajmelokale
@tetovanews