Ballina Aktualitet Kasami takohet me kreun e organizatës më të madhe botërore të pushtetit...

Kasami takohet me kreun e organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal

Kreu i Lëvizjes BESA njiherit kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka takuar Bashkëkryetarin e organizatës më të madhe botërore të pushteteve lokale dhe rajonale, “Qyteteve të Bashkuara dhe Pushteteve Lokale – UCLA, njëherit edhe kryetar i njërës nga komunat më të rëndësishme të Republikës së Turqisë – Konja, Uğur Ibrahim. Në një status në rrjetin social facebook Kasami ka publikuar foto nga takimi, duke shtuar se në të ardhmen të realizoj edhe takime të tjera, në frymën të bashkëpunimit të ndërsjellë. Siç kuptohet, kreu i BESËS njëherit, edhe kandidat I kësaj partie për Komunën e Tetovës, po kërkon përkrahje për idenë e tij për tu bërë kreu i komunës më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Statusi i plotë:
Kisha knaqësinë që sot, gjatë vizitës time në Turqi, së bashku me zëvendësministrin e kulturës, Sedat Sulejmani të realizojmë takim me Kryetarin e Komunës së Konjës, Uğur Ibrahim. Me z.Uğur biseduam për bashkëpunimin e dy vendeve mike, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në sferën e ekonomisë dhe zhvillimit lokal. Z.Oğur njëherit është edhe Bashkëkryetar i Qyteteve të Bashkuara dhe Pushteteve Lokale (UCLA) i organizatës më të madhe botërore të pushteteve lokale dhe rajonale. Bashkë u dakorduam që në të ardhmen të realizojmë edhe takime të tjera, në frymën të bashkëpunimit të ndërsjellë.