Ballina Bota 70 % e qytetarëve të vaksinuar, Portugalia lehtëson disa nga masat kundër...

70 % e qytetarëve të vaksinuar, Portugalia lehtëson disa nga masat kundër Covid

Portugalia ka vendosur të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid.

Sekretarja e Shtetit, Mariana Vieira da Silva njoftoi se tashmë në restorante dhe vendet kulturore do të lejohen më shumë persona, duke theksuar se fushata e vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.

Ajo gjithashtu u shpreh se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe se mutacionet e reja të Covid ishin të paparashikueshme. “Përgjegjësia jonë është të vazhdojmë të monitorojmë sjelljet e këtij virusi për të pasur kontroll ndaj pandemisë”, u deklaroi më tej ajo.

Portugalia përshpejtoi fushatën e vaksinimit gjatë verës, pas një rritje të numri të rasteve dhe përhapjes së shpejtë të variantit Delta i cili gjatë muajit qershor u kthye në shqetësim për autoritetet.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1, 014, 632 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 17, 622 qytetare.

Aktualisht sipas qeverisë 70% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

/abcnews.al/