Teshtitje? Rëndesë në kraharor? Kollitje? A janë këto shenja të një ftohjeje apo alergjie të verës, apo janë simptoma të variantit Delta që dihet se ka transmetueshmëri të lartë?
Pa kryer testimin PCR është e vështirë të përcaktohet nëse mbingarkesa është më shumë se një ftohje, por sidoqoftë, ekspertët mjekësorë thonë që duhen marrë masat e duhura për çdo rast.
“Të gjithë po supozojnë se është COVID dhe po nxitojnë për t’u testuar, por ata me të vërtetë duhet të marrin kujdes mjekësor të mirë dhe të arsyeshëm,” tha Stanley Weiss, një mjek dhe profesor në Shkollën Mjekësore Rutgers New Jersey.
Sidoqoftë, Weiss këshilloi që të mos mbështeteni në ndonjë gjykim të shpejtë. Përkundrazi, konsultimet e mjekut dhe monitorimi i simptomave duhet të kenë përparësi, pasi alergjitë, ftohjet e zakonshme dhe madje edhe sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat mund të jenë shkak për simptomat e lehta qw nuk duhen ngatërruar me Covid-19.
Cilat janë simptomat për variantin Delta të Covid-19?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë:
-Ethet ose të dridhurat
-Kollë
-Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
-Lodhje
-Dhimbje të muskujve ose të trupit
-Dhimbje koke
-Humbje e re e shijes ose erës
-Dhimbje të fytit
-Kongjestion ose rrjedhje hundësh
-Marrje mendsh ose të vjella
-Diarre
Këto janë simptomat me të mundshme por disa ekspertë të shëndetit publik e kanë lidhur variantin Delta të COVID-19 me simptoma të spikatura si hundët e zënë, dhimbje fyti dhe dhimbje koke duke përjashtuar humbjen e shijes, erës, kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje që zakonisht lidhen me virusin.
Cilat janë simptomat e gripit?
Pak a shumë e njëjta gjë, përveç humbjes së shijes ose erës.
Simptomat e COVID-19 zakonisht shfaqen dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj koronavirusit. Simptomat e gripit fillojnë të shfaqen rreth e deri në katër ditë pas ekspozimit ndaj një virusi gripi.
Por COVID-19 mund të shkaktojë sëmundje më serioze te disa njerëz sesa gripi, si dhe komplikime të tilla si mpiksja e gjakut, probleme të qëndrueshme të frymëmarrjes.
Cilat janë simptomat e ftohjes?
Ashtu si COVID, simptomat e ftohjes, shpesh janë kollitja, teshtitja, hunda e lëngshme ose e zënë, dhimbje të fytit, lodhje dhe nganjëherë ethe. Simptomat zakonisht shfaqen një deri në tre ditë pas ekspozimit ndaj një virusi që shkakton ftohje.
Ndryshe nga COVID, ftohja është zakonisht e padëmshme dhe të sëmurët nga të ftohtit në përgjithësi shërohen në tre deri në 10 ditë.
Kur duhet të shqetësoheni që keni Covid-19?
Disa njerëz me COVID janë asimptomatikë dhe nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithëse janë akoma ngjitës. Dhe shumë njerëz me COVID kanë simptoma të lehta.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse shfaqni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor urgjent:
-Probleme me frymëmarrjen
-Dhimbje ose presion të vazhdueshëm në gjoks
-Konfuzion i ri
-Pamundësia për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar
-Lëkura e zbehtë, gri ose blu, buzët ose shtretërit e thonjve, në varësi të tonit të lëkurës
Kjo listë nuk është e gjitha simptomat e mundshme. Ju duhet te telefononi ofruesin tuaj mjekësor për simptoma të tjera të rënda ose shqetësuese për ju. (SI)