Një ish-ministër i Afgnaistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.
Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij, njofton Klan Kosova.
Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.
Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte, raportoi Sky News.