Kanë mbërritur afganët e parë në Francë. Këtë lajm e dha vetë presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Në profilin e tij në Facebook, Macron ka postuar fotografinë e avionit të sapo ulur në një aeroport francez. “Jua kemi borxh. Mirë se vini!”, shkruan Macron.
Pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët, me mijëra afganë po tentojnë të ikin nga vendi i tyre. Shumë prej tyre janë vendosur në aeroportin e Kabulit, i cili akoma kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për tu larguar.
Afganët e përshkruajnë regjimin e talebanëve si të ashpër dhe thonë se jeta e tyre është në rrezik. Edhe në Shqipëri do të strehohen përkohësisht 1000 afganë. Ata do të qëndrojnë në vendin tonë deri sa të pajisen me një vizë për në SHBA.