36 persona kanë humbur jetën në 24 orëshin e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Siç bën të ditur kjo ministri, gjithashtu janë konfirmuar edhe 1630 raste të reja nga testimi i 11 mijë e 017 mostrave, përcjell Klankosova.tv.
Nga 36 personat që kanë humbur betejën me Covid-19, tetë prej tyre janë të grup-moshës 80-++, nëntë prej tyre janë të grup-moshës 70-79 vjeçare. 11 prej tyre janë të grup-moshës 60-69 vjeçare.
Kurse tre prej tyre janë të grup-moshës 50-59 vjeçare. 1 është i grup-moshës 40-49 vjeçare. Ndërkaq tre prej tyre janë të grup-moshës 30-39 vjeçare.
Ndërkaq një person është i grup-moshës 20-29 vjeçare.
24 orëshi i fundit në vend, si pasojë e Covid-19, u mori jetën 19 femrave dhe 17 meshkujve, përcjell Klankosova.tv.