Ballina Aktualitet LVV zyrtarizon kandidimin e Mimoza Kusari – Lila për kryetare të Gjakovës

LVV zyrtarizon kandidimin e Mimoza Kusari – Lila për kryetare të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje këtë të enjte ka zyrtarizuar kandidaturën e Mimoza Kusari – Lila d, si kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës.

LVV përmes një njoftimi për media thotë se bashkëpunimi me Alternativën ka sjellë rezultate të mira.

“Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur. Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkëngjisim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e VV.

Ndërkohë kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /abcnews.al