Ballina Bota “Mos dilni se do ju vrasim”, futbollistet afgane: Talebanët na i kthyen...

“Mos dilni se do ju vrasim”, futbollistet afgane: Talebanët na i kthyen ëndrrat në makth

Jeta në Afganistan ka ndryshuar brenda pak orëve duke u kthyer 20 vite pas nga momenti që talebanët morën kontrollin e vendit. Jetesa ndryshoi në mënyrë drastike për të gjithë, por sidomos për gratë dhe aq më tepër ato që kanë zgjedhur që të jenë sportiste.

Dy futbolliste, Khalida Popal, ish -kapitene dhe Shabnam Mobarez, kapitene aktuale e ekipit kombëtar të futbollit të grave të Afganistanit shprehen të tronditura me zhvillimet e fundit. “Fatkeqësisht ditët e kaluara kanë qenë shumë të vështira për mua dhe për të gjithë. Talibanët janë armiku i Afganistanit, talebanët janë armiku i grave” tha Khalida në “BBC”.

“Shqetësimet e mia janë se [lojtaret] nuk janë të sigurta në Afganistan tani. Pra, ajo që unë me të vërtetë dua që të gjithë të bëjnë është që të na ndihmojë t’i nxjerrim jashtë. Ky është prioriteti im. Unë me të vërtetë dëshiroj t’i shoh të sigurta.

Unë jam i lidhur me disa nga lojtaret në Kabul dhe ata kanë frikë për jetën e tyre. Ata janë fshehur në shtëpitë e të afërmve të tyre. Nuk mund të dalin nga shtëpia e tyre sepse u është thënë nëse dilni dhe ju shohim jashtë në rrugë, do të vriteni. Shumë ëndrra janë kthyer në makth” tha Shabnam./ Abcnews.al