Nga Faton Zylbehari
Kam për të shkruar shumë, por do provoj ti bie më shkurtë (aq sa do të mundem)!
Njoftimi që dua të bëj është se pas gati 19 viteve në klub (1999-2004 portier dhe 2010-2021 Press Officer), prej sot nuk jam më pjesë e KF Shkëndija.
Me këtë rast dua të përcjell falemenderim të përzemërt për sponsorin aktual, familjen Destani dhe në veçanti për z. Lazim Destani, i cili pa marrë parasysh shumë rrethana të vazhdueshme, personalisht ndaj meje ka treguar konsideratë të lartë dhe për këtë do të jem mirënjohës gjithmonë!
Viti 2013 dhe futja e kompanisë “Ecolog” mua personalisht dhe pak persona tjerë që përkundër situatës së vështirë vazhdonim të jemi pranë klubit, na gjeti brënda në Shkëndijë dhe megjithë praksën e udhëheqësisë së re që në ekip të ofronin kuadro të tyre, unë jam shumë mirënjohës që mu besua të vazhdoj detyrën time, për të cilën gjithsesi duhej të rikaloj disa filtra (intervista e ridëshmim në profesionin tim). Për këtë i detyrohem falemenderim publik presidentit të parë të KF Shkëndija nën drejtimin e “Ecologut”, z. Jetmir Bexhetit.
Duke qenë një periudhë shumë e gjatë dhe me shumë kryesi, dua në rradhë të parë të falemenderoj ata që kurrë nuk i ndahen klubit, tifozët e Shkëndijës në krye me Ballistet Tetove 1992 (Official) që gjatë gjithë kësaj periudhe më kanë mbështetur të funksionoj në perfeksion, pa asnjë vërejtje qoftë edhe më të vogël, madje duke më ndihmuar që bashkë me ta të rritem profesionalisht dhe në aspekt të atmosferës të jemi krenarë për ndërtimin e një standardi të pa parë më herët jo vetëm në vendin tonë. Uroj tjerët ta vazhdojnë këtë në të ardhmen.🎤
Ju dua dhe ju falemenderoj një nga një të gjithëve për giithçka. I madh e i vogël, falënderit për çdo thirjen tuaj me të cilën i jeni përgjigjur kërkesës sime📢. Falënderit edhe juve që më keni sharë😜 kur duhej të përcjell rekomandimet e delegatit për sjellje korrekte në tribuna🤗.
Falemenderim dhe mirënjohje për të gjithë ato me të cilët na ka bashkuar puna në Shkëndijë, futbollistë, trajnerë, ekip mjekësorë, ekonomë, logjistikë, të punësuar në klub, administratë, kryesi e kryetarë!
Gjatë kësaj periudhe në klub në të njejtën kohë isha Press Officer (zëdhënës, përgjegjës për media), komentator, spiker, tekstshkrues, intervistues, organizatorë dhe moderatorë eventesh, përkthyes (kryesisht për lojtarët nga Amerika Latine), ndërmjetësues i negociatave/transferimeve (kur klubi dhe udhëheqësi e caktuar kishte nevojë) dhe shumë shërbime tjera për të cilat kam mundur të ndihmoj (Përgatitja e tekstit të kompletuar për historikun e klubit me detaje të grumbulluara pas një pune prej më shumë se 4 muajve dhe bisedave me themeluesit e klubit dhe njohës të rrethanave të viteve 1979/1992).
DHE SOT NË LARGIM JAM JASHTËZAKONISHT KRENARË PËR FAKTIN SE MUNDA TË KONTRIBUOJ PËR KLUBIN EDHE ATËHERË KUR ISHTE VËSHTIRË DHE GJENDJE KRIZE, POR EDHE NË KOHËN MË TË LAVDISHME DHE ARRITJEVE MË TË MËDHA NË HISTORI. I LUMTUR EDHE PËR FAKTIN SE KËTIJ KLUBI I DHUROVA KAQ VITE TË JETËS SIME😘.
E mbyll pra këtë rrugëtim me 4 tituj kampion (organizim dhe moderim i 4 eventeve për të cilat gjithmonë do të mbetem krenar) 2011, 2018, 2019, 2021, fitim i dy Kupave (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011).
Isha aty prej fillimit të aventurës Europiane (Partizan Beograd 2011), deri në ndeshjen e fundit me Riga FC (2021) kur u kompletuan 41 ndeshje në Kupat Ndërkombëtare (kam munguar vetëm në transfertën me Portadown në vitin 2012, pasi kryesia e atëhershme vendosi mos të zgjerohet stafi në udhëtim).
4️⃣0️⃣ ndeshje në Evropë, 8️⃣0️⃣ press konferenca ndërkombëtare, pa numëruar ato në nivel vendor.
Me këtë rast dua të përcjell falemenderim të përzemërt për bashkëpunimin për gjithë kolegët dhe mediat në nivel shtetëror, mbarëkombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ndjesë gjithë atyre të cilëve pa dashje do ju kem gabuar diçka.
Më shumë se kaq nuk kisha mundur të kërkoj dhe të bëj.
Kaq nga unë!
Shumë fat dhe suksese atyre që duhet të vazhdojnë këtë rrugë.
Përgjithmonë❤️🖤