Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, shprehet i sigurtë se do ta fitojë garën zgjedhore sërish në këtë komunë, shkruan gazeta LAJM. Madje, ai nuk përjashton mundësinë që mandatin e dytë ta sigurojë që në raundin e parë.
“Sovarni vendos. Megjithatë, të gjitha anketat që i bëjmë na nxjerrin favorit absolute, bile nëse bëjmë kombinime me parti lokale në Gostivar, mendoj që ka gjasa për t’i fituar prej raundit të parë. BDI-ja lufton për të shkuar në raundin e dytë, vetë anëtarësia e BDI-së në Gostivar masivisht i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, jo sepse duan ta ndryshojnë partinë por sepse mendojnë që nuk meritojnë që një njeri të kandidohet për herë të pestë dhe mendojnë se në Gostivar duhet të vazhdojë kjo administratë e cila ka administruar dhe sipas vlerësimeve të shumë shoqata joqeveritare se Gostivari rendinet ndër 2 apo 3 komunat më transparente, me të sukseseshme, me investime më të mëdha, më të besueshme…Por, përsëri e them vendimin e fundit e jep sovrani”, tha Taravari.